"Lapsi.al” shkruan se në pikat kufitare të Shqipërisë, është përcjellë një urdhër gojor bashkë me një listë personash, punonjës të gjithë “Agon Channel”, të cilët duhet t’i nënshtrohen një komtrolli të imtësishëm. Portali në fjalë nuk sjell referenca zyrtare, por referon burime që e konfirmojnë këtë gjë. “Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi. Ndonëse mbi punonjësit e Agon Channel nuk ka ndonjë akuzë apo hetim, ata do t'i nënshtrohen një kontrolli selektiv, që përbën sheklje të lirive dhe të drejtave të tyre. Sipas burimeve nga policia, ky urdhër gojor për kontroll ka të bëjë me faktin se mos ndonjë nga punonjësit e italianit Françesko Beketi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, mund të kalojë dorazi para në kufi. Siç dihet prej gati katër muajsh, gazetarët e Agon nuk kanë marrë pagat e tyre.
Në listën e shpërndarë mësohet se ndodhen emrat e të gjithë punonjësve të Beketit, duke nisur që nga Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Sonila Meço, Adi Krasta, Afrim Krasniqi, Saimir Kodra, Genti Zenelaj dhe emra të tjetër të njohur që punojnë në këtë media”, shkruan “Lapsi”. Informacioni kërkon sqarime të mëtejshme, por gjithsesi edhe një deklaratë e Ministrisë së Brendshme do të kishte vlerë.