Nën ndikimin e fushatës elektorale, liderët politikë në Shqipëri po tregohen të hapur ndaj komunikimit me qytetarët. Edi Rama është një prej tyre që po përdor të gjitha rrugët për një gjë të tillë.

Pas komunikimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social “Twitter”, ku qytetarë të ndryshëm drejtuan pyetje, tani kreu i Partisë Socialiste ka bërë publik dhe një numër telefoni ku mund të dërgoni emrin dhe adresën elektronike për të komunikuar me të drejtpërdrejtë.

“Nesë doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresën e emailit në numrin 0662030272”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.

 

 

SHEKULLI