Pas rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ka rënë në sy një reagim i Forumit të të Rinjve Myslimanë që, sipas gazetës Express, është pjesë e partisë LISBA (Lëvizja Islame – Bashkohu). Ky Forum ka dalë me një deklaratë, në të cilën Nënë Tereza quhet putë (ka kuptimin putanë?). Ja teksi i plotë i kësaj deklarate:

“Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.

FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.

Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.

Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyrjen e Shkodrës.

Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.

Forumi i të Rinjve Muslimanë, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!

Ne do t’ju kundërshtojmë e putat mund t’i mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!

FRM ka lexuar në internet edhe sharjet histerike të Alma Lamës nga Shqipëria, e cila ka sulmuar PDK-në dhe i ka kërkuar asaj që të marrë masa represive kundër popullit musliman të Kosovës.

FRM i cili ishte faktor kryesor në rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton Alma Lamës që edhe ajo, ditët i ka të numëruara në politikën e Kosovës.

FRM paralajmëron LDK-në që ta dëbojë Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.

FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.”

Re.Pu.