Nisma ‪#‎Thurje‬ pershendetje! Jam shume i shqetesuar me kete supermashtrimin e internetit 4G të propaganduar aq shume nga kompanite celulare. Një gjë më duket e dyshimte: Si ka mundesi që të gjitha keto kompani pretendojne se jane të parat ne 4G ,kur dihet dhe eshte diskutuar gjeresisht në media, se për të qene aktiv sherbimi 4G duhet të liroheshin ato frekuencat e famshme, qe i ka bllokuar me kohe DigitAlbi, të cilat sherbyen si molle sherri edhe për procesin e dixhitalizimit të medias, gje e cila eshte zvarritur pafund. Nje shqetesim tjeter për ne si konsumator të internetit mobil eshte ceshtja, se kush na siguron se sherbimi eshte vertete 4G?Ka subjekte kontrolluese,të cilat ta verifikojne dhe të dalin në perfundime? Se edhe vete nga pervoja jone si konsumator duket, qe vetem shpejtesi 4G nuk eshte. Mund të jete 3.5 G ose me mbulim vetem në disa zona të caktuara, jo ashtu sic proklamohet rendome në media : "Në të gjithe Shqiperine "!!Genjeshtra më e madhe na eshte premtuar në Shtator, ku pritet shpejtesi 4G+ në një kohe ku për frekuencat s'flitet fare! Kjo eshte shume e pakuptimte dhe absurde! Ju lutem bejeni publik si shqetesim! Ju faleminderit!‬

Marrë nga: “Nisma#Thurje”