"Ajo që ka bërë qeveria është që ka axhustuar shpenzimet e të ardhurat, gjë që ndodh normalisht, rëndom, me natyrshmëri të qeverisë në çdo vit fiskal". Kështu e ka komentuar ministri i Zhvillimit Ekonomik (tashmë dhe i Turizmit) Arben Ahmetaj, rishikimin me ulje të buxhetit të shtetit. Madje sipas tij ekonomia po ecën më shpejt nga pritshmëritë zyrtare. "Rritja ekonomike po tregon se është më shumë se sa ka parashikuar FMN. Rritja e tre-mujorit të parë ishte sfiduese, në kuptimin e asaj përgjegjshmërie që i jep qeverisë, 2.82%. Tre-mujori i dytë ka qenë shumë i mirë gjithashtu", tha Ahmetaj.

Kjo është një logjikë interesante: Ekonomia ecën më mirë nga sa ishte parashikuar, ndërsa llogaritë e shpenzimeve dhe mbledhjes së taksave ulen. E vetmja pikëpyetje mbetet: Çfarë ishte parashikuar në të vërtetë, që tani qenkemi më mirë?  

a.j