Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.

Duke lënë mënjanë të ardhurat  jotatimore (fitimi i Bankës së Shqipërisë, të ardhura nga Inst. Buxhetore, nga shitja e licencave për telefoninë lëvizëse, dividenti, tarifat e sherbimeve, etj.), të ardhurat ishin 4% më shumë se vjet dhe 17% se parvjet. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 11% më të mëdha se vjet dhe 24% më të mëdha se parvjet.

E.Zaloshnja