Me kokën të rruajtur përgjysmë, mjekër të plotë dhe trup muskuloz mbushur me tatuazhe, nuk habit në një kohë ku të bësh tendencë në pasarelë janë vetëm djemtë e këqinj apo më keq, ata gei. Por Josh Mario John është zgjedhur më seksi në modën që ai ndjek. I njohur thjesht su Spizoiky në Instagram, ku ka mbi 440 mijë ndjekës, Josh është me origjinë kanadeze. I kontraktuar me 3 agjenci të rëndësishme të modës, si në Toronto, Calgary dhe Milano, ky viking duket sikur sapo ka dalë nga stina e re e ‘Sons of Anarchy’. Përveçse është i pari i një seriu të gjatë tatuazhesh (një kombinim lulesh në krahun e djathtë) për të nderuar figurën femërore, punon me shoqata që merren me fëmijët në vështirësi dhe adhuron 3 macet e tij. I vetmi defekt? Është i fejuar me Sarah e tij prej kohësh, dhe mesa duket është shumë i lumtur dhe i kënaqur.