Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.

Të ardhurat tatimore, të cilat përbëjnë 9/10 e të ardhurave buxhetore gjithsej, ishin në nivelin 224 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 4 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 19 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 6 % më pak.

Re.Pu.