Ditë më parë qeveria shqiptare premtoi se në krye të dy javëve do të njoftonte heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Dhe kjo u lançua si nj arritje. Gjatë një interviste për “A1Report” ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ishte rënë dakord me koncesionarin gjerman dhe me këtë kuadr edhe aeroporti i Kukësit do të vihej në funksionim. “Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Ahmetaj.

Tashmë negociatave të gjata e të vështira mes palëve duket se u ka ardhur fundi. Ndërsa qeveria shqiptare është drejt shtyrjes së afatit të kontratës me koncesionarin gjerman të aeroportit “Nënë Tereza”. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, thotë se marrëveshja pritet të firmoset brenda muajit shtator. Kjo do të thotë se koncesionari gjerman, nuk do të ketë më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Gjithsesi në këmbim, qeveria do të shtyjë me më pak se 5 vite, afatin e kontratës. “Çdo efekt që vjen nga hapja e aeroporteve të reja në Shqipëri, do të kompensohet nëpërmjet zgjatjes së kohës së konccensionit,” thotë Haxhinasto i cili shton se në gjykimin e tij ky është një parim shumë i ndershëm. Kontrata me gjermanet e “Tirana Aeroport Parteners” mbaron ne 2025.  Ndërsa me marrëveshjen e re qe pritet të arrihet së fundi, afati i saj do të shtyhet, të paktën deri në vitin 2030. Haxhinasto na zbuloi kështu se mbrojtja e interesit të qytetarëve është parësor, e bashkë me të edhe faktin se "gjermanëve të Rinasit nuk u ndahet shpirti nga vendi i shqiponjave". "Çështje negociatash" e quajti këtë shtesë afati ministri Ahmetaj, i cili shquhet për merakun e madh që ka për interesin publik.