Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”.  Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures!  Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene! Ne kemi detyre te mbrojme e te ruajme çdo gur e shpirt qe kemi sot! Kemi detyre t’ua percjellim brezave! Gjithçka eshte pjese e identitetit tone kulturor, kombetar, ballkanik, europian, njerezor! Mos kini frike nga monumentet! Monumentet jane deshmitare te historise por nuk e shkruajne ate! Historine e shkruajne historianet. Ministria e Kultures dhe restauratoret kane detyre te mbrojne, te ruajne e te promovojne trashegimine, pa e deformuar, pa e zbukuruar. Kete do e bejme te gjithe bashke si nje komb i qyteteruar! E kunderta ndodhet te barbaret, te armiqte e kultures por edhe te vetevetes! Sot ata gjenden ne krah te perbindshit me emrin ISIS. Denoj aktin barbar dhe primitiv te dores mjerane qe demtoi mbreme naten porten e sapo restauruar te Kalase se Lezhes! Ndertimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës! Sikurse nuk fshihen gjurmet e origjinave tona te lashta kudo ne territor! Policia ka filluar veprimet. IMK dhe Drejtoria rajonale ka filluar punen per pastrimin e kalase, me parate e taksapaguesve shqiptare! Bej thirrje komunitetit te sensibilizohet ne mbrojtje te monumenteve kudo qe jane! Mjeraneve, nese nuk paguajne ende taksat, i ftoj te mesojne sepaku gjuhen shqipe! Gezuar Bajramin!”.