Eurobondit shqiptar i ka kushtuar një hapësirë edhe agjencia “Reuters” e cila i referohet kryeministrit Edi Rama. Agjencia vë në dukje se Shqipëria është një vend me nivel të ulët të mbledhjeve të taksave, por për kryeministrin shqiptar, “Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim”. Eurobondini emetuar kësaj radhe është 500 milionë euro dhe qeveria ka angazhuar J.P Morgan dhe Deutsche Bank si agjentë të vetët. “Reuters” flet edhe për krizën e refugjatëve sirianë që mund të prekë Shqipërinë. "Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera ... ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.", deklaroi Rama.