Numri i lartë i popullsisë në diasporë, 1.400.000 shtetas [1], të ardhurat e konsiderueshme, qindra miliona euro, që ajo dërgon në vendlindje, [2], eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e kësaj vote në zhvillimin demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore « A është e mundur vota e Diasporës Shqiptare? »

Në përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje lindin një numër pyetjesh të tjera : a është e mundur :

- që t’u premtosh shqiptarëve të diasporës mundësinë e votës kur ndodhesh në opozitë në zgjedhjet parlamentare të 2009[3], pastaj në pozitë në zgjedhjet parlamentare të 2013 [4], dhe kur ndodhesh në pozitë në zgjedhjet lokale të 2015 [5], kryeministri i vendit tu kërkojë shqiptarëve te diasporës të nxitin vendesit te votojne, me anë të një statuti të publikuar në profilin e tij në një rrjet social [6] ?

- që një koalicion politik[1] të parfaqësojë mazhorancën e pushtetit lokal, në një shtet të banuar nga 2.893.005 shqiptarë [7], por me 3.372.471 votues të regjistruar në listat elektorale [8], ku vetëm 1.613.054 morën pjesë në votime, dhe ku vetëm 840.180 votuan për këtë koalicion, ose ¼ e popullsisë të regjistruar në lista ?

- që abstenimi i lartë (52.15% sipas KQZ[2]-së) në zgjedhjet e fundit lokale të 2015 të jetë një formë pakënaqësie ndaj politikës shqiptare apo pamundësie e diasporës për tu rikthyer në vendlindje për të votuar ?

- që në listën e 1.759.417 shqiptarëve që nuk votuan të jenë dhe emrat e imigrantëve [9] ?

- që një opozitë (2013 - 2015), dikur në pozitë (2005 - 2013) të heshtë ndaj votës së diasporës ?

- që mungesa e votës së diasporës nuk vë aspak në dyshim demokracinë lokale, që nuk forcon pushtetin oligark të klasës politike, apo nuk influencon përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të korrupsionit ?

- që vota e diasporës do të krijojë nevojën për rinovimin e politikanëve shqiptarë, gjë e cila do të mund të kontribuojë në ndryshimin e imazhit të politikës në shkallë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ?

- modifikimi i nenit 45, të pikës 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë [10] apo i nenit 3, të pikës 3 të Kodit Zgjedhor [11] për sigurimin e votës së diasporës ?

- mundësimi i votës së diasporës për shembull në shtetet perëndimore si Franca [12] apo Gjermania [13]?

- votimi në ambasadat dhe konsullatat shqiptare në botë, ashtu siç ndodhi për zgjedhjet parlamentare të prill 2014 në Maqedoni [14], për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershor 2014 në Kosovë [15], për zgjedhjet prezidenciale të nëntorit 2014 në Rumani [16], apo për zgjedhjet legjislative të majit 2015 në Turqi [17].

- që shoqatat shqiptare në botë [18] (një pjesë e tyre të ndjekura nga mijëra e mijëra shqiptarë në rrjetet sociale) të luajnë një rol mediatori ndaj mërgatës shqiptare duke e informuar atë se si dhe ku mund të votohet në diasporë ?

Në përfundim, çështja e votës imigrante të shqiptarëve të Shqipërisë, në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, mbetet ende një dosje e hapur dhe realisht e papërfunduar. Ndërmjet bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm që numëruam më lart, imigrantëve shqiptarë mund t’u realizohet mundësia e votimit në distancë që në zgjedhjet parlamentare të 2017, por kjo do të varet nga vullneti, i klasës politike shqiptare, ose edhe nga vetë reagimi i diasporës ndaj kësaj teme.

 

Referencat

* Doc. 13648 11 décembre 2014 La participation démocratique des diasporas de migrants

[1] Ministria e Punëve të Jashtme : « Shqiptarët në botë ».

[2] Open.Data.Al, 2013 : « Remitancat në Shqipëri e Kosovë. Kontributi ekonomik i Diasporës 2008-2013 ».

[3] Gazeta Shtypi, 2009 : « Opozita, konsensus për votën e emigrantëve : Veliaj dhe Rama zyrtarizojnë konsensusin për projektin e G99 për votën e emigrantëve ».

[4] Gazeta Shekulli, 2013 : « Programi i plotë elektoral, premtimet e PS »

[5] Shyti XH., 2015 : « Edhe këto zgjedhje, pa votat e emigrantëve »

[6] Gazeta Tema, 2015 : « Rama iu bën thirrje emigrantëve për të votuar ».

[7] INSTAT – Instituti i Statistikave Shqipëri : « Popullsia 2015 »

[8] KQZ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve : « Zgjedhjet vendore 2015 »

[9] Gazeta Shqiptarja, 2015 : « Mbi 7000 mijë emigrantë kthehen në atdhe për votën e së dielës ».

[10] Kushtetuta e Republikës së Sqhipërisë, Neni 5, Pika 1 : « Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet ».

[11] OSCE : Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë – Neni 3, Pika 3 : « Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod ».

[12] Euroneës, 2014 : « Roumanie, le vote déterminant de la diaspora ».

[13] Euroneës, 2015 : « La diaspora Turque vote pour la première fois aux legislatives ».

[14] Diaspora Voton, 2014 : « Instruksione : Udhëzim juridik – votimi në diasporë ».

[15] Freda S., 2014 : « Diaspora voton, është më vështirë se që duket ».

[16] Euroneës, 2014 : « Roumanie, le vote déterminant de la diaspora ».

[17] Gazeta Lepetitjournal.com, 2015 : « Législatives : pour qui ont voté les turcs de France et de l’étranger ».

[18] The Albanian Diaspora – Dars (Klos), Mat – Albania, 2015 : « Lista e disa shoqatave shqiptare në botë ».

[1] ASE – Aleanca për Shqipërinë Europiane.

[2] KQZ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

http://klarabudapost.com/sq/referenca-mbi-voten-e-diaspores/#.Vg1ULHyNI…