Greqia dhe Maqedonia janë prej vitesh në një marrëdhënie të tendosur diplomatike për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin, duke mbajtur pozicione “lufte” mes tyre.

Greqia ka shfrytëzuar peshën dhe pozitat e saj politike për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa qeveria e Shkupit me amatorizmin e vet i ka fryrë ndjenjave nacionaliste duke u munduar t’i bashkangjisë ish-Republikës Jugosllave historinë e një kombi që rrjedh nga maqedonët e lashtë.

Negociatat e udhëhequra nga faktori ndërkombëtar kanë dështuar pasi të dyja vendet nuk tërhiqen nga istikami. Por paradoksi  që ka nxjerrë nga rrobat qeverinë e Athinës është se në tekstet arsimore  greke Maqedonia shkruhet me emrin kushtetues që kundërshtohet fort nga Greqia.

Gafa apo pakujdesia gjendet në në tekstin e historisë së vitit të 3-të të liceut, ku në hartën ku pasqyrohen ngritja e shtabeve naziste gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore Maqedonia prezantohet me emrin kushtetues, me të cilin njihet edhe një krahinë e Greqisë.

Libri është future në kurikulat arsimore që vitin e kaluar dhe nuk është vënë re as sivjet. Çështja ka marrë përmasa dhe autoritetet po diskutojnë mundësinë e tërheqjes së librit dhe zëvendësimit me një tekst tjetër.

Për këtë cëcshtje Ministri i Arsimit u detyrua të japë edhe një deklaratë duke thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në kurikulat arsimore, por siguroi se Maqedonia grke nuk përfshihet në Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë.