Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar sot nga “Panorama” zbulon pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikëqyrës. Kaq të larta janë pagesat për anëtarët e këtyre organeve vendimmarrëse, sa KLSH­ja ka rekomanduar vendosjen e një tavani për të ardhurat mujore të atyre që marrin pjesë në këto borde të mos kalojë rrogën e Presidentit. Sipas KLSH­së, rezulton se një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të niveleve të larta menaxheriale (Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendësministra, Drejtorë të Drejtorive etj.) janë të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/ anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale. “Pagës në ushtrim të funksioneve të tyre organike, i shtohen të ardhurat e tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojnë nga 2­4 struktura apo edhe më shumë për çdo punonjës”.

 KLSH­ja ka zbuluar se në shumë raste këta punonjës “fatlumë” të ministrive, as nuk marrin pjesë në mbledhjet e bordeve dhe sërish paguhen.