Është prezantuar sot masterplani për Parkun e Liqenit të Tiranës. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se me ndërhyrjen që do të bëhet parku do të jetë ndër më të bukurit në rajon. Parashikohen  ndërtimi i fushave sportive, punime rehabilituese dhe siç tha Peleshi edhe shtim me 5 ha i sipërfaqes së gjelbër. Në fjalën e tij edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka dhënë disa hollësi të projetkit: “Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa.  Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë.  Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj.