Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha. Mbetet për t'u parë sesa i dobishëm do të jetë transparenca.al, pasi kjo qeveri ka provuar se ka të vështirë raportin me mediat. Disa prej tyre të paktën.