Diplomacia dhe ushtria ndonjëherë janë të pandara. Kështu ka ndodhur me shefin e kabinbetit të ministririt Bushati, Pirro Vëngu të cilit i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Gazeta “Panorama” shkruan se  prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Vëngu është rreth 25 vjeç dhe është I pajisur me pasaportë greke.Sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryehet deri në moshën 40 vjeçare. Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore. Pirro Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri.

Shefi i kabinetit, si pozicion, ka për detyrë të kontrollojë dhe kooordinojë axhendën e ministrit dhe të këshilltarëve të tij. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Vengu dhe a do të konsultohet për këtë fakt me ministrin e linjës, zotin Bushati.