“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida. Një hacker i bardhë, i cili vetëquhet Cyber Lucifer, na ka dërguar në postën tonë elektronike një video ku tregohet qartë se sistemet e sigurisë së këtyre portaleve qeveritare e jo vetëm, pothuajse nuk ekziston. Në video shihet qartë mungesa e transparencës mbi certifikimin e kompanive përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre portaleve. Cyber Lucifer në video jo vetëm tregon mungesën e sigurisë por edhe bën një test ku provon të modifikojë portalin e QKL (Qendrës Kombëtare të Licensimit). Nuk është për t’u habitur që ai iadel lehtësisht të realizojë qëllimin e tij”, raporton “Tema Tv”.