Deputeti Taulant Balla është sekseri kryesor i emërimeve partiake në administratën e Tatimeve. Lapsi.al publikon një faksimilie që provon mënyrën se si njerëzit futen në punë me teserë partiake, nga drejtoresha Briseida Shehaj që ka deklaruar se është e vendosur të bëjë shtet. Aty gjenden plot 372 vetë të "mbështetur" nga deputetë socialistë. Natyrisht ashtu sikurse pritej, numrin më të madh të emërimeve e ka bërë "Flamuri" i PS-së, Taulant Balla, me plot 80 emërime. Pas tij vjen LSI-ja me 62 të tilla, kreu i bashkisë se Durrësit, që pasi ka kapur OSSHE-në ka sugjeruar 13 emerime dhe Koço Kokëdhima me 8 të tilla. Kjo listë është hartuar që këta njerëz të shihen me sy të mirë dhe ndaj tyre mos merren masa apo të pushohen nga puna për shkeljet që bëjnë.