Kryeministri premtoi sot se për biznesin e vogël do të veprohet me një masë shtesë me synim shmangien e kontrolleve të shpeshta tatimore. Sipas tij ato binzese që janë kontrolluar do të pajisen me një çertifikatë njohëse. Mirëpo kjo masë ngjan të jetë huazuar nga propozimet e opozitës, teksa kreu i saj Lulzim Basha e ka bërë të njohur këtë fakt. “Si çdo kopjim i keq, dhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka bërë paketës sonë është i bastarduar, i pjesshëm, demagogjik, ineficent. Kryeministri i rrëzuar e përvetësoi propozimin tonë dhe e shpalli sot para biznesit të vogël. Akoma më e rëndësishme është zbatimi konkret për pullën fiskale, apo certifikatën siç e quajti kopjaci për të mos u dukur kopjac. I intereson vetëm propaganda, vetëm të shtyjë ditët. PD dhe unë do të shtyjmë dhe do të ngulmojmë me forcë në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël për çlirimin e saj ndaj dajakut e kusarisë qeveritare të Edi Ramës”, tha Basha. Kjo hollësi mund të jetë e vërtetë, pasi me nisjen e aksionit kundër informalitetit, qeveria mund ta kishte parashikuar. Në këto kushte ngjan se pulla fiskale apo çertifikata është një improvizim për të konsideruar dhe shuar pakënaqësinë në rritje të biznesit.
- Log in to post comments