Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi raportohet nga disa media dhe ende asgjë nuk është zyrtare. Naço vjen nga LSI-ja dhe dorëheqja e tij pason një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk ka një arsyetim ende për këtë. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha komenton se dorëheqja lidhet me spostimin e Naços nga reforma në Drejtësi: "Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se "aleances se qelbesirave". Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames!", shkruan Berisha.