Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas dorëheqejes së Nasip Naço, njoftohet se zëvendësimi është gati me një emër tjetër të LSI-së. Top-Channel citon burime qeveritare, ndërkohë që spekullimet kanë nisur. Naço flitet për prokuror të Përgjithshëm meqenëse me reformën në drejtësi mandati i Adriatik Lallës përfundon. Me sa duket dorëheqja ishte një akt formal dhe i dakordësuar më parë.