Kina është vendi i parë që zbulon depozita ari nën tabanin detar. Pas tre vjetësh kërkimesh, depozitat u zbuluan 1.2 milje nën nivelin e detit në afërsi të ishujve Sanshan, provinca e Shandong në Kinën Lindore.  Vlerësohet se depozitat e gjetura arrijnë në 16.4 miliardë dollarë dhe bëhet fjalë për 1 600 tonë. Në maj, Kina i propozoi Indisë iniciativa të përbashkëta për kërkimin e metaleve të çmuar në tabanin e oqeanit Indian.