Robert Baer, një ish – oficer i CIA-s dhe kolumnist në disa prej mediave të njohura për çështjet e inteligjencës, jep një intervistë nga Qubec në Kanada ku ka promovuar librin e tij të ri: “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”. Intervista që është shpërndarë në internet përqendrohet në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke evidentuar rolin e shërbimeve sekrete në greminën e përgjakshme ballkanase. Baer vetë ka qenë në vitet 1991-1994 në Jugosllavi dhe në Lindjen e Mesme. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia. Ne duhet të zgjidhnim një dash kurbani që ta fajësonim për gjithçka, për luftën dhe dhunën. U zgjodh Serbia sepse në disa mënyra është pasardhëse e Jugosllavisë”, thotë Baer. Pyetja e radhës është se cilët janë politikanët e ish-Jugosllavisë që u paguan nga CIA. Sipas Baer ata janë gjithë krahu antiserb i luftës: Stipe Mesiç, Franjo Tuxhman, Alija Izetbegoviç, shumë nga këshilltarët dhe anëtarët e qeverisë jugosllave, disa gjeneralë serbë, gazetarë, madje edhe njësi të ushtrisë. Sipas Baer edhe Radovan Karaxhiç paguhej nga amerikanët, por pushoi së marri para ë këtë drejtim kur kuptoi se do të sakrifikohej. Qershia mbi tortë: Masakra e Srebrenicës dihej më parë nga CIA, teksa Baer deklaron se shefi i tij i kishte deklaruar javë më parë “se qyteti do të ishte lajmi kryesor në botë pas disa kohësh”. “Ushtria e re boshnjake mori urdhër të sulmonte shtëpitë e civilëve. Aty ishin sigurisht qytetarë të Srebrenicës. Në të njëjtin moment serbët sulmuan nga ana tjetër. Ndoshta dikush i kishte paguar”, thotë ish-oficeri i CIA-s. Sipas këtij interpretimi Srebrenica u la si sebep për ndërhyrje të fortë njësoj si Tuxhman sakrifikoi Dubrovnikun. 

http://macedoniaonline.eu/content/view/28481/46/