Për merita të veçanta në transformimet demokratike Presidenti Nishani vlerësoi me dekoratën e flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Nishani shprehu vlerësimin për rolin e Berishës në lëvizjet e dhjetorit dhe më pas në periudhën e tranzicionit. Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha tha se 25 vite pas shkëputjes nga regjimi i egër komuniste  ka përpjekje për të kthyer kultin e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa Nishani kërkoi që fryma e dialogut duhet të afirmohet si kulture e  jetës institucionale për të lënë pas konfliktualitetin e dëmshëm . Me dekoratën e Flamurit u nderuan nga Presidenti Nishani edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja e Dhjetorit.