Lulzim Basha u është përgjigjur të gjithë zërave kritikë brenda Partisë Demokratike, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në prapavijë për t'u hapur rrugë emrave të rinj. Në një konferencë për shtyp ai la të nënkuptohet se është i vendosur të ecë me një ekip të ri, duke kërkuar edhe mbështetjen e "xhaketave" të vjetra.
“Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive… që të dijnë të frymëzojnë e të drejtojnë kapacitetet e potencialet e reja drjt pjekjes së tyre që ardhshëm, ndoshta jo për 4 viet, por të 8 12 e 16 viteve, koha për të nisur procesin e ndërtimit të elitave të ardhsme politike të PD është tani”,- tha Basha.
Kreu i opozitës ftoi shqiptarët t'i bashkohen Partisë Demokratike, që sipas tij mishëron vlerat e lirisë.
“Janë të mirëpritur e duhet të vijnë të gjithë ata që besojnë se s’ka e s’duhet të ketë vend për inkriminim të politikës, që besojnë se vlera e një shoqërie të lirë është vota e lirë, janë të mirëpritur”,- tha kreu i opozitës.