Ben Blushi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste ka bërë kritika ndaj sistemit partiak në Shqipëri, i cili vetëm recepton, por nuk reagon. “Ka ardhur koha të ndryshojmë, partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe. Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh. Shqiptarët votojnë dhe besojnë për politikanët ‘e vdekur’”, tha Blushi nga qyteti i Korçës. A paralajmëron kjo një iniciativë të re politike? Ndoshta, pasi fjalët e thëna prej deputetit pasqyrojnë një raporti bosh mes tij dhe partisë ku aderon.
- Log in to post comments
BenKicoBlushi, me kujton
BenKicoBlushi, me kujton Emilin, nje personazh te Zhan Zhak Rusose. Asgje tjeter per te thene per te. Tung.