Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë tjetër në Arbitrazh. Kësaj radhe si pasojë e padisë së Francesco Becchettit, ish-pronar i “Agon Channel”. “ABCNEWS” raporton se avokatët e italianit “kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguajë në formën e dëmshpërblimit shumën prej 400 mln eurove”. Janë tre procese: i pari ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri. Me anë të këtij procesi, Becchetti pretendon se prishja e marrëveshjes nga qeveria shqiptare i ka sjellë atij një dëm prej 150 mln euro.

 “Procesi tjetër është për mospagimin e TVSh për vititn 2012 nga shteti shqiptar për faturat tatimore të punëve që kompania e tij pretendon se i ka këryer në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Sipas kësaj padie, kompania e Beccheti pretendon se nga mospagimi i TVSH –së nga shteti shqiptar, kompanisë së tij i është shkaktuar një dëm prej 100 mln euro.

Procesi i tretë është për sekuestrimin e kompanive të tij dhe lëshimin e urdhërarrestit ndëkrombëtar. Sipas kësaj padie, ai pretendon se për pengimin që i kanë bërë autoritet e drejtësisë me nisjen e hetimit, bllokimin e bizneseve dhe urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij i kanë sjell një dëm prej 150 mln euro”, raporton televizioni në fjalë.