Gazeta greke “To Vima” shkruan se shkarkimi i ish-ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, në pranverën e vitit 2015, ishte kërkesë e kreut të EuroGrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur këtë fakt gjatë një interviste për një televizion holandez, duke theksuar se “mjaftonte prezenca e Varoufakis për të minuar negociatata mes të dyja palëve”. Për këtë arsye Dijsselbloem i kërkoi kryeministrit grek Alexis Tsipras që ta largonte ministrin e tij të Financave, i cili pas largimit nga detyra doli kundër qëndrimi të moderuar të Syrizas për pranimin e kushteve shtrënguese të EuroGrupit. Po kësht, Varoufakis publikoi edhe dy drafte që qeveria greke paraqiti në tryezën e negociatave, ndërkohë që nga BE-ja thuhej se “Greqia nuk kishte axhendë dhe propozime”.  Dhe siç është zakoni në shtete si këto që i rëndojnë dynjasë në Ballkan, Dijsselbloem i ka telefonuar Tsiprasit. I cili duhet thënë se nuk do ta bënte atë kthesë të madhe pabesie që bëri me Varoufakisin nëpër këmbë. 

http://www.tovima.gr/en/article/?aid=764589