Në një aktivitet të partisë së tij, ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka fshehur zhgënjimin nga klasa politike dhe sidomos nga qeveria e pas vitit 2013. Ndonëse në koalicion parazgjedhor me të majtën për zgjedhjet e pushtetit local, Topi ka konstatuar se Shqipëria është në një kaos politik dhe se gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë edhe para zgjedhjeve.

“Shqipëria po kalon një situatë të një kaosi politik. Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi”-deklaroi Topi Topi paralajmëroi një prishje të aleancës me të majtën, duke thënë se FRD nuk mund të lejojë që të tjerët të ngrihen mbi dinjitetin e saj.

“Ne  dhamë arsyet pse u futëm në një koalicion me pushtetin vendor. Do presim janarin, po në shkurt do t’I biem shkurt. Çdo forcë qëndron në filozofinë që nuk mund të ngrihet mbi dinjitetin.”-theksoi Topi