Para disa ditëve  u mor vesh lajmi i trishtuar i vdekjes së këngëtarit të njohur shkodran Bik(Ludovik) Nodja. Pati disa reagime, por këngëtari i njohur Frederik Ndoci, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Ndoja u la në harresë për shkak të përkatësisë fetare. Ndoci përfaqëson vetëm veten e vet natyrisht, por kjo qasje po bëhet përherë e më prezente në Shqipëri, ndaj edhe po e përcjellim: “Lamtumire Artisti ma i Madh i Jares Shkodrane. BIK NDOJA…Shkodra Gjakova Ulqini Struga, ndoshta edhe shume shqiptari perlotohen...Sa Kryeministra kaloi ky Kollos, e sa aspak u vleresu? Me neperkembjen qe i ben Ketij artisti, ishte si vazhde e gjenocidit 600 vjecar qe iu be komunitetit te krishter, nga perandoria turke ose shpesh i cituar “vllau trurk”, nga neperkembja e qytetit Tone nga gjenocidi komunist per 71 vjet, per neperkembjen e vetvehtes sone qe ishim opozite ne cdo kohe, pasi shpesh perkrahem antivlerat. Nuk e di sot a do pikellohen ish qeveritaret qe nuk paten mundesi per nje titull -“Mjeshter i Madh” qe nuk e la kush pa e blere ate titull, por qe varferia e ketij kollosi nuk pat ate mundesi ta blinte.Neser do jete shum hipokrizi per ndonje qeveritar qe do marr pjese ne lamtumiren e fundit…familjaret kan humbe dicka sot, por populli i shkodres i mbare kosoves shqiptaret e Malit te Zi,Maqedonise…me siguri qe vertet e kan dashur me sinqeritet dhe se pikellimi i tyre asht vertet i sinqerte. Bik Ndoja- tash do jesh ma i nderuemi artist sepse shpirti yt ne Parajse do ta presin miliona e miliona te varfer te cilet i deshe dhe te deshen aq shum, Me shuarjen tande do shuhet edhe nje game dhe vlere e madhe e artit shqiptar, JARE-ja te cilen askush si ti nuk e levroi per me se 70 vite. Mi fal lotet qe spo me pushojne o Kollos”, shkruan Ndoci. 

http://www.mapo.al/2015/12/frederik-ndoci-shperthen-ne-lote-per-bik-ndo…