Ambasadori amerikan, Donald Lu, i angazhuar personalisht për reformën në drejtësi, edhe urimin e tij për shqiptarët e ka fokusuar pikërisht te kjo reformë që sipas tij duhet të shoqërohet me një debat serioz më 2016. Diplomati amerikan ka lëshuar deklarata të forta muajt e fundit për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duhet të përfundojnë pas hekurave.

“Në aspektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar."-shkruan ambasadori Lu në urimin e tij për shqiptarët.