Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë sot në tryezën e reformës në Drejtësi. Qëndrimi i demokratëve vjen pasi ata nuk pranojnë mënyrën se si po diskutohet për miratimin e neneve të Kushtetutës.
Burimet pranë grupit të ekspertëve thanë për Panorama se përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dërguar një email mbrëmë ku ka kërkuar që diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo më në nivel teknik.
Ky qëndrim i PD-së duket i njëjtë me një deklaratë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili dje tha se Shqipëria nuk është republikë ekspertësh, duke kërkuar hapjen e dialogut politik.