Ministria e Ekonomisë parashikon që të privatizojë kompaninë”Albpetrol” për një shifër 95 milionë euro. Kështu parashikohet nga kjo ministri që ka si kuadër veprimi Planin e Privatizimit 2015-2017. Për këtë vit shifra e pritshme është 99.3 milionë euro, prej të cilave 4 milionë do të arkëtohen nga provatizimi i aseteve të tjera.  “Monitor” referon se për privatizmin e “Albpetrol” është ngritur një grup pune, “me asistencë teknike nga IFC”, që është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, “me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik”.  Për “Albpetrol” kompania kanadeze “Bankers Petroleum” ofroi 300 milionë euro në vitin 2012, që është 3 herë më e lartë. 

Për vitin 2017 qeveria parashikon arkëtimin e 53 milionë eurove nga shitja e paketës së aksioneve shtetërore në kompanitë “Albtelekom” dhe “ARMO”. Këto masa vijë disi në kundërshtim me ligjin e para disa javëve që rregullonte ortakërinë e shtetit me privatët në investime të caktuar. Në kushtet kur shteti posedon sot aksione në tri kompani me rëndësi strategjike, është e pashpjegueshme se përse ato shiten 100%. Sektori i hidrokarbureve dhe ai i telekomunikacionit janë strategjike dhe si të tilla ato bëjnë në pjesë në objektin e ligjit për partneritetin me privatin.