Disa vende në veri të Europës deklarojnë se që nga viti 2013 e këtej, një numër i madh i pasaprotave të lëshuara prej tyre, janë vjedhur apo kanë humbur. Konkretisht, deklarohet zyrtarisht se në Gjermani mungojnë 477 mijëe pasaporta, në Danimarkë 195 mijë, në Suedi 177 mijë dhe në Finlandë 44 mijë.
Nuk dihet mirë si ka ndodhur kjo zhdukje masive, por autoeitetet e këtyre vendeve mendojnë se ka shanse të rritura që këto pasaporta të përdoren nga njerëz që merren me aktivitet terrorist. Për këtë arsye disa masa shtesë sigurie po merren në konsideratë: skanim i gjurmëve të gishtërinjve për ata që hyjnë në territor. Suedia nga ana e vet ka përcaktuar edhe një numër të kufizuar pasaportash që mund të lëshohet për një shtatas: jo më shumë se tri për një periudhë për pesë vjet.