Marrëdhënia mes tyre është kthyer tashmë në një telenovelë. Ka kohë që është folur për ndarje e ripajtime, por episodet e ditëve të fundit duket se janë edhe më dramatiket për çiftin që po mban në ankth gjithë Shqipërinë. Kjo pas zërave se Ilir Meta ka nisur flirtet me PD-në. Kryeministri Rama i veshur me një pallto të gjatë ka pritur mëngjesin për të mbirë në dyert e Ilir Metës, i cili e kishte marrë më shtruar gjumin dhe sipas informacioneve mbërriti me rreth 40 minuta vonesë.
Pas kësaj Edi Rama dhe Ilir Meta kanë mbajtur një takim rreth dy orë në zyrën e këtij të fundit. Takimi vjen në një moment kur e gjithë klasa politike, ekspertët e huaj, diplomatët janë përqëndruar në arritjen e një konsensuesi mes palëve, për draftimin me sukses të reformës në drejtësi.
Edhe mbrëmë pati një takim mes tyre që zgjati 3 orë, por asnjëri nuk bëri deklaratë në përfundim të saj. Meta ka kërkuar nga Rama dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI-së që reforma të arrihet me konsensues me opozitën, ndërsa nuk mungojnë zërat për flirt të LSI-së me PD.