Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, pretendon se në çështjen që solli arrestimin e oficerit të shërbimeve inteligjente, Florian Bushi, është i implikuar edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. “Oficeri i sherbimit inteligjent qe informoi vrasesit, me te drejte u arrstua! Po Saje qorri, qe i dergoi sms Memushit, nuk arrestohet? Te dashur miq, dje prokuroria prangosi ne nje operacion per t'u pershendetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njekohesisht vellai i avokatit direkt te Edi Rames, Ermal Bushi, si kriminel qe kishte informuar vrasesit per vendndodhjen e viktimave te tyre. Por burime informacioni bejne me dije se ne celularin e Memusht, te arrestuar me akuzen e vrasje te fundit ne Fier te Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, jane gjetur edhe mesazhe te Saje qorrit, qe e implikojne thelle Sajen ne kete krim. Mesohet se Saje qorri keto dite do te kerkoje te hetohet...”, shkruan Berisha në profilin e vet në Facebook. Të shihet se Berisha përshëndet punën e prokurorisë, një organ i akuzuar së fundmi si pasiv, bën një lapsus kur e quan avokatin Ermal, ndërkohë që e ka emrin Eno, si dhe e bën shënimin me burime nga vetja, duke shmangur qytetarin dixhital. Gjithsesi kjo është një akuzë e rëndë për ministrin e Brendshëm.