Dega e Omonias në Himarë ka reaguar ndaj prishjeve të Inepktoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Teritorit, duke i quajtur këto veprime të kundraligjshme dhe që kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë. "Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes “Investime për turizmin” fshihen mendime dashakeqe të qeverisë që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014 ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi"-thuhet në deklaratë. Sipas Omonias, të gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama, ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin. Dega e PBDNJ dhe OMONIA-s në Himarë i bëjnë thirrje Kryeministrit e njëkohësisht i kërkojmë ndërhyrjen opozitës dhe organizatave ndërkombëtare të marrin iniciativat e duhura për të frenuar investimin në fjalë i cili kryhet vetëm për interesa të ngushta ekonomike dhe fsheh qëllime të mbrapshta ndaj komunitetit himarjot dhe propozojmë se një investim i tillë duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit në qytetin e Himarës.
- Log in to post comments
Ketyre grekofileve, eshte t'u
Ketyre grekofileve, eshte t'u tregosh mire, kufirin tek thana.
Ketyre OMONJAKEVE, MEGAVE, BOLLHANOVE, DULHANOVE, etj, duke qene se jemi ne demokraci, ku e drejta e fjales eshte e pa kufizuar, meritojne t'u themi : "PIRDH, PIRDH SE LIROHESH", mbase u ben mire.