Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji. 61 vjeccari rrezikon në këtë mënyrë të jetë pjesë e një procesi gjyqësor, ndonëse akuzat janë ende të paprovuara. Mediat franceze thonë se këto zhvillime kërkojnë të "ngrijnë" ambicien e Sarkozy për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake të kandidatëve në muajin Nëntor. Gjithmonë nëse ai do të mbahet peng i procedurave të stërzgjatura. Kohët e fundit ai po shtron rrugën e rikthimit në Pallatin Elize, duke deklaruar hapur regjistrimin si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2107.