Kushtetuta saktëson se President i Republikës ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave që janë propozim i kryeministrit. Kushtetuta nuk i njeh asnjë të drejtë tjetër në këtë drejtim Presidentit, përveçse “të nxjerrë dekrete në zbatim të kompetencave të tij”. Por situata e fundit, kur Bujar Nishani, personi që është President, ka dekretuar shkarkimin e dy ministrave dhe po mendohet për dekretin e emërimit të dy të tjerëve, është qesharak dhe iv ë vulën presidencës prej shërbëtori politik të këtij njeriu. Ka dalë këto ditë një si biçim argument që referon burime të Presidencës e sipas të cilit “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”. Kjo sipas gazetës “Panorama”. A thua Bujar Nishani ka frikë se Parlamenti i thotë “Jo” “propozimit” të tij. Në fakt sikurse është vënë re, Presidenti në këtë drejtim nuk ka asnjë tagër interpretimi, ai thjesht firmos, pasi është kryeministri që vendos se me kë do drejtojë qeverinë. Sot, deputetja Ermonela Felaj, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka deklaruar se loja e Presidentit nuk është shenjë e mirë. “Asgjë nuk do ndodhë. Kandidaturat do të marrin pëlqimin në Kuvendin e Shqipërisë, sipas propozimit që ka bërë Kryeministri. Kushtetuta urdhëron Presidentin që të veprojë në momentin që ka një propozim nga Kryeministri dhe këtë duhet të bëjë Presidenti...Nëse ka vendosur, në fakt siç e ka shprehur në disa sjellje për fat të keq, që të sillet në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si militanti më i rëndomtë nga partia e cila vjen, atëherë natyrisht që do të marrë atë përgjigjie që merr kushdo që guxon të sfidojë, jo Kushtetutën, por guxon të sfidojë sovranin. Natyrisht nuk nguroj fare ta them që kjo të çon në shkarkim nga detyra”, deklaron Felaj.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=319924&fundit