Politika shqiptare duhet ta nxjerrë nxjerrë me duart e veta pataten e nxehtë të reformës në drejtësi, pasi sipas Komisionit të Venecias dakordësia për cëcshtjet që ndajnë palët duhet të jetë politike dhe jo ligjore. Në  opinionin final për draftet e dërguara nga Tirana të reformës në drejtësi, Komisioni thotë se “..nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione apo një model tjetër, i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, raporton Top-Channel.

Me pak fjalë një model konsensusi që është ndjekur në rastin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, opsion që ka shanse të marrë pëlqimin e opozitës. Sipas Komisionit “..në fushën e ligjit dhe praktikës ndërkombëtare nuk ka kërkesa strikte që një shumicë e cilësuar me 2/3-at, e cila përdoret në zgjedhjen e drejtuesve më të lartë. Pragu i duhur i votave që duhen siguruar në rastin e fundit është në thelb më shumë politik sesa çështje ligjore”. Për Byronë e Hetimit Komisioni thotë se duhet sqaruar më tej rolli i njësisë antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu kërkohen sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm. Venecia sugjeron jo përgjime të përhershme, që do të shërbenin si një “kartabiankë” në dhunimin e privatësisë. Përsa i përket ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë vëzhguese e institucioneve të reja ndërkombëtare, Venecia rekomandon rol jo vendimmarrës.