Enti Rregullator i Ujit propozon që pjesë të caktuara të sistemit të shpërndarjes apo prodhimit të ujit t’I jepen për menaxhim sektorit privat në formën e Partneritetit Publik Privat. Në një raportim në Komisionin e Veprimtarive Pordhuese kreu i ERRU Avdi Dervishi angriti shqetësimin se sistemi vuan kryesisht nga mungesa e menaxhimit dhe nga mungesa e investimeve. “Pjesa më e madhe e problematikës është keqmenaxhimi. Kjo kompetencë I është deleguar pushtetit vendor, ku ne ndonjëherë atakohemi, pasi ka patur raste kun a është thënë që nuk ka nevojë as për tarifë, as për licensim pasi I caktojmë vetë. Partneriteti Publik Privat në shumë vende në këtë sektor ka dhënë rezultat, jo për të gjithë shërbimin, por për elemente të caktuara të shërbimit mund të jepen për menaxhim. Administrimi është çështje që I takon pushtetit vendor, por menaxhimi dhe delegimi i disa elementeve të shërbimit është zgjidhje shumë e rëndësishme që e rrit shpejtësinë e shërbimit” theksoi Dervishi. Ndërsa deputeti socialist Ervin Bushati tha se në mënyrë e ndryshimit të menaxhimit është që këto ndërmarrje të kalojnë në shoqëri aksionere.