Kryeministri Rama u shfaq për herë të parë në Televizionin Publik Shqiptar që pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Një vizitë që entuziazmoi jo pak punonjësit e TVSH-së që hapën edicionin informativ me lajmin se kryeministri shkeli në TVSH. Më poshtë lajmi kryesor i edicionit të lajmeve në Radio Televizionin Publik Shqiptar

“Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Shih Programin” të gazetarit Enkel Demi . Kjo është hera e parë që zoti Rama viziton RTSH, që kur ai u zgjodh kryeministër i vendit dy vite e gjysëm më parë. Biseda me kryeministrin nisi nga marredhenia e tij me TVSH dhe ndryshimet e pritshme në ligjin per mediat audiovizive. Për kryeministrin Edi Rama nuk ka asnjë dyshim se reforma më e rëndësishme e momentit, ajo për sistemin e drejtesisë, do miratohet me konsensusin e të gjitha partive. Kryeministri Rama iu pergjigj interesit të gazetarit edhe për marrëdheniet e tij me kryetarin e LSI-Meta, ndryshimet në qeveri apo reformat e ndërmarra nga mazhoranca qeverisëse, ku veçoi reformat rrënjësore në sistemin e shëndetësisë, rendit e sigurisë. Vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe kriza e refugjatëve dhe situata e krijuar në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës”

http://rtsh.al/lajme/rama-rtsh-shume-shpejt-me-drejtuesin-e-ri/