Dje u raportua nga televizioni “AbcNews”, që referonte burime të ambasadës amerikane në Tiranë, se mes gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu refuzohen vizat e hyrjes për në ShBA, janë edhe ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Ministri i Drejtësisë deklaroi gatishmërinë për të proceduar me shkarkimin e tyre, nëse ambasada informon zyrtarisht ata që iu refuzohet viza, por lajmi se mes tyre janë ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja e zhbën këtë lojë të Ylli Manjanit, sa kohë që kallëzimet janë publike. Sot gazeta “Dita” publikon një listë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë kallëzuar nga institucioni i drejtuar nga Ganaj, e cila gjithsesi nuk konfirmon se ajo është lista e ambasadës të cilën ministri ka dëshirë ta ekzekutojë.
Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të publikuar në listën e gazetës i lexoni këtu: http://www.gazetadita.al/emrat-a-jane-keta-14-gjykatesit-e-listes-se-am…