Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit, miratimi i të cilit konfirmon ekzistencën e një problemi shumë serioz në vendimmarrjen e politikës shqiptare. Kreu i sja, Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane ka deklaruar në takimet me zyrtarë të këtyre partive se: “Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, theksoi zoti Basha.  Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme”. Transferimi i këtij problemi në një kusht për zgjedhjet e vendos procesin e reformës zgjedhore në një tension të madh, duke ditur sesi negociojnë partitë shqiptare. Nuk dihet se çfarë garancish do të kërkojë PD-ja, por nëse u referohemi deklaratave të mëparëshme të drejtuesve të saj, përfaqësuesit e PS-së në disa zona të veriut të vendit, janë më së pari një problem serioz elektoral për të djathtën, përpara se të jenë njerëz që vështrohen në spektrin e kritereve penale. Zgjedhjet e vitit 2015 konfirmuan gërryerjen e madhe të PD-së në Veri, aty ka pretenduar përherë se ka bastione. Ndonëse kjo nuk i heq asnjë fije legjitimet kërkesë së PD-së.