Shqipëria mund të përdorë edhe ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare në rast të një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Greqia. Drejtori i Përgjithshëm i  kufirit në policinë e shtetit Genc Merepeza dekalroi se aktualisht pikat doganore dhe rrugët ku mendohet se mund të lëvizin ata, po kontrollohen nga policia, e cila i ka shtuar sherbimet. “Në rastet që është e papërballueshme nga policia kufitare do aktivizohen të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve që veprojnë. Duke mos përfshirë vetëm ushtrinë, por Ministria e Shëndetësisë, pushteti lokal, organizma joqeveritare e ndërkombëtare"-theksoi Merepenza. Efektivët e policisë kufitare do të asistohen edhe nga një grup i policisë italiane. Nëse situata do të përshkallëzohet atëherë në veprim do të futen forcat e armatosura, çka tregon vendosmërinë e qeverisë për të mos hapur kufijtë, ndonëse kreu i kuvendit Ilir Meta tha nga Gjirokastra se nëse do të jetë e nevojshme Shqipëria do të ofrojë kapacitetet që ka.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=321775