Pë të prodhuar të ashtuquajturin “sukses” të reformën në drejtësi Donald Lu po ndjek rrugën e takimeve interactive më të dyja palët. Zgjidhja pritet të vijë pikërisht nga angazhimi direkt i ambasadorit Lu në negocimin mes palëve për të gjetur rrugën sesi do të procedohet më tej deri në hartimin e projektligjit final të ndryshimeve kushtetuese si pjesë e Reformës në Drejtësi. Burime I thanë gazetës Mapo se ambasadori amerikan është garancia e vetme për të arritur në një draft konsensual.

Pak ditë më parë të dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin si pjesë e këtij misioni negociues takuan edhe kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ku dhe biseduan në lidhje me rrugën më të mirë që duhet ndjekur për finalizimin e kësaj çështje. Shpresa ishte opinion final i Komisionit të Venecias, të cilin palët e lexojnë ndryshe për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me Byronë Kombëtare të Hetimit apo zgjedhjen e organeve kolektive në sistemin e Drejtësisë.