Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan tha se kamikazi belg Brahim El Bakraui, i vetëvrarë në sulmet kamikaze në Bruksel është deportuar nga Turqia në korrik të vitit 2015, pas arrestimit, në qershor të 2015.  Autoritetet turke kishin paralajmëruar ato belge se ai ishte militant islamik.  Megjithatë, El Bakraoui ishte lënë i lirë nga autoritetet belge, pasi nuk ishin zbuluar lidhje me terrorizmin.  Erdoan tha se “Belgjika shpërfilli paralajmërimit e Ankarasë”.  Me kërkesë të tij, El Bakraui u kthye më pas  në Holandë. Ndërkohë autoritetet turke janë në kontakt edhe me autoritetet holandeze.