Policia belge është në kërkim të dy personave që besohet se kanë qenë pjesë e sulmeve terroriste të 22 Marsit , bashkë me dy vëllezërit El Bakraui dhe Nazhim Lashrauin. Këta tre të fundit mbetën të vdekur në shpërthimet në metro dhe aeroport, ndërsa personi me kapele dhe një tjetër i paidentifikuar janë ende në arrati. Kjo e çon në 5 numrin e autorëve të masakrës së Brukselit. Siç shihet edhe nga foto ilustruese dy vëllezërit El Bakraui dhe Nazhim Lashraui mbetën të vdekur nga shpërthimet në aeroport dhe metro, ndërsa njeriu me kapele dhe një person tjetër i paidentifikuar  i kanë shpëtuar policisë. Hetimet kane nxjerre ne drite se terroristët kishin në shënjetër centralin bërthamor të Liezhit. Gazeta belge “Derniere Heure” u referohet materialeve të gjetura dhjetorin e kaluar në shtëpinë e Mohamed Bakalit, një prej të dyshuarve për atentatet në Francë, ku spikat një video-regjistrim 12 orë të impianteëve të centralit.