“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”, ka thënë Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçic para serbëve të tubuar në Leposavic. Siç njoftojnë mediat serbe Vuçic në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.
Sot mediat serbe kanë raportuar që në Sallën ku ishte parashikuar të fliste Vuçici ishte vendosur një bombë. Në Zubin Potok para mbërritjes së Vuçiç u raportua për të shtëna armësh.